Departamenti amerikan i Shtetit publikoi së fundmi raportin vjetor për gjendjen e lirisë fetare në botë gjatë vitit 2022.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vë në dukje se ndërsa vazhdojnë kufizime domethënëse nga qeveritë në mbarë botën ndaj praktikave fetare, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera demokratike në kërkim të lirisë së besimit.
Në pjesën për Shqipërinë, raporti vë në dukje se qeveria shqiptare ka në fuqi marrëveshje me pesë komunitete fetare, nëpërmjet të cilave i njeh këto grupe si komunitetet kryesore të besimit në vend dhe trajton brenda këtij kuadri çështjet e rikthimit të pronave dhe çështje të tjera. Qeveria shqiptare megjithatë ndihmon financiarisht vetëm katër prej tyre. Raporti përmend se në gusht Dëshmitarët e Jehovait ngritën një padi gjyqësore për shkak se qeveria shqiptare nuk i ishte përgjigjur kërkesës për arritjen e një marrëveshjeje të ngjashme si me pesë komunitetet e tjera të besimit.
Të pesë komunitetet fetare që kanë marrëveshje me qeverinë shqiptare raportuan probleme me procesin e rikthimit të pronave, ndërsa agjencia përkatëse shtetërore përmend kufizimet për shkak të zënies së territorit nga ndërtime të ligjshme dhe të paligjshme, si dhe hapësirat e pakta të disponueshme.
Në tërësi, komunitetet fetare në Shqipëri i përshkruajnë si pozitive marrëdhëniet mes besimeve, megjithëse Dëshmitarët e Jehovait thonë se vazhdon raportimi nën një dritë negative nga disa media në vend, dhe se katër padi të ngritura ndaj këtyre mediave për shpifje që në vitin pararendës vazhdonin të ishin në proces gjyqësor.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdoi t’u bëjë thirrje zyrtarëve të qeverisë shqiptare që të përshpejtojnë procesin e rikthimit të pronave dhe objekteve të tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Ambasada vazhdon të mbështesë programet për të rinjtë, për nxitjen e gjithë përfshirjes dhe fuqizimin e rolit të grave në komunitetet fetare. /Telegrafi/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë