Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Prokuroria Speciale në Kosovë ka filluar hetimet për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata sipas tij korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik.
“Në shkurt të këtij viti, në Prokurorinë Speciale në Prishtinë kam dorëzuar Kallëzim Penal për keqpërdorimin e Fondit të Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga organizata korruptive e njohur si Partia për Veprim Demokratik”, ka thënë ai.
Arifi në mars të këtij viti, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për siç thotë, keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas Arifit, 27 mijë euro janë shpërndarë nga këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani dhe se Qeveria e Kosovës ka synuar ta fuqizojë vetëm një parti në Luginë, ndonëse atje janë pesë të tilla.
Ai po ashtu akuzoi Kurtin se është pika kyçe e përçarjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare atje.
“Nuk mund të cilësoj se sa ka influencë, por që ka tendencë dhe qasje për të përçarë nëpërmjet parave të dhëna në kohë fushate njerëzve të selektuar, vetëm një partie nga pesë të tjerave, që është tendencë ashiqare për të përçarë spektrin politik, kjo dihet. Edhe partitë tjera në Luginë të Preshevës kanë marrë qëndrime kundër kësaj qasjeje të tij”, deklaroi Arifi.
Ai po ashtu shtoi se kallëzimi penal ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Së pari është këshilltarja e Kurtit, pastaj Ilir Kapiti – i cili ka qenë kryetar i këtij komisioni për t’i shpërndarë këto mjete – e që është ambasador në Britani të Madhe. Kemi Faton Bislimin – ish deputeti i LDK-së që është dhe djali i mixhës së Besnik Bislimit ai i cili ka përfituar gjithashtu nga këto mjete, ka marr rreth 100 mijë euro për të dërguar politikanë të selektuar në Amerikë për të lobuar për çështjen e shqiptarëve, gjë për të cilën ai as licencë nuk ka në Amerikë dhe për çka ai e ka themeluar një kompani pesë muaj më herët në Kosovë”.
“Një nga përfituesit, i cili ka një influencë të madhe në këtë zhvillim, është Liburn Aliu. Një nga përfituesit është miku i tij, jo nga gjaku por nga gruaja. Pra, përfituesi e ka një autolarje , ku e ka bërë një projekt që e ka quajtur ‘Vatra për Luginën’ dhe i ka përfituar 25 mijë euro. E kemi Rahim Salihun i cili i ka marr 30 mijë euro me një OJQ, e i cili ka qenë shef i kabinetit të Shaip Kamberit” deklaroi mes tjerash Arifi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?