Pas ngjyrosjes së një murali me imazhin e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, disa ditë më parë, deputeti Gjorgje Miketiq i partisë “Së bashku” këto ditë “po merr kërcënime nga frikacakë të ndryshëm anonimë përmes rrjeteve sociale, ndërsa disa kanë shkruar edhe grafite kërcënuese”, ka njoftua kjo parti.
Nga kjo parti na kujtojnë se bëhet fjalë për një foto të një të dënuari për kriminel lufte që “është mbrojtur bashkërisht nga qytetarët nga policia e Vulin dhe bandat e organizuara kriminale dhe për të cilën Komuna e Vraçarit para dy vitesh ka nxjerrë vendim për rilyerjen e që nuk u bë kurrë”.
“Sot, me Aleksandar Shapiqin në krye të qytetit, Beogradi po përjeton një glorifikim edhe më të hapur të kriminelëve të luftës, të cilëve u jepen funksione, dhe qytetarët kërcënohen me vdekje. Gjesti i Miketiqit është një shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe një njoftim për heqjen përfundimtare të shumë gjurmëve të ndotjes luftarake, mbetjeve mafioze dhe lidhjes mes shtetit dhe krimit të organizuar. Partia Së bashku i jep mbështetje të plotë Gjorgje Miketiqit tonë”, thuhet në komunikatë.
Në Beograd vazhdimisht ka pasur dhe ka fotografi dhe murale me kriminelët serbë të luftës.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...