Me ftesë të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festimin e 209- vjetorit të miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës së Norvegjisë.
Në fjalën e tij për nder të kësaj dite, kryeministri tha se kjo Kushtetutë konsiderohet gjerësisht si një nga kushtetutat më liberale dhe demokratike në botë dhe e cila mbush shoqërinë dhe institucionet norvegjeze me bindjet themelore të demokracisë, të lirisë së bazuar në barazi dhe të drejtat e njeriut.
Derisa vuri në dukje praninë e mbi pesëmbëdhjetë mijë qytetarëve kosovarë në Norvegji të cilët u larguan nga Kosova për të krijuar një të ardhme më të mirë duke e arritur këtë, për Kurtin ky komunitet i rëndësishëm i diasporës, ka bërë jetesën, ka krijuar familje dhe komunitete, ata marrin pjesë në zgjedhje, organizojnë turne futbolli dhe festivale, shkruajnë rekomandime për politika dhe shkëlqejnë në të gjitha profesionet.
”Sot, fëmijët e tyre po i bashkohen gjithashtu paradës së fëmijëve në Oslo dhe festimeve në të gjithë Norvegjinë. Ata janë bërë pjesë integrale e shoqërisë norvegjeze dhe kanë mbetur pjesë integrale edhe për Kosovën. Ata janë një urë lidhëse e paçmuar mes dy vendeve tona. Ata i bëjnë demokracitë tona më të forta dhe kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike” u shpreh ai.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti veçoi se Norvegjia luajti një rol kyç njëzet e katër vjet më parë kur Kosova u kërcënua nga gjenocidi, dhe ka vazhduar të jetë një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme teksa ne ndërtojmë një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Fjalën e tij kryeministri e përfundoi duke cituar dramaturgun e mirënjohur Henrik Ibsen, se “Shtylla e së vërtetës dhe shtylla e lirisë, janë shtyllat e shoqërisë”, duke thënë se ne gjejmë një të përbashkët në partneritetin tonë./Arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani