Google ADS

Jabllanoviq: Kurrë nuk i kam fyer nënat e Gjakovës – “idiotë dhe egërsira” i kam quajtur protestuesit e LVV-së

21:39 | 17 Maj 2023
E.H

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq ka folur rreth ofendimeve që iu kishte bërë nënave nga Gjakova, për çka edhe ishte shkarkuar nga Kryeministri i asaj kohe, Isa Mustafa.

“Kurrë nuk i kam fyer nënat e Gjakovës – “idiotë dhe egërsira” i kam quajtur protestuesit e LVV-së”, tha Jabllanoviq në “Politiko”.

Ai tutje tha se kjo nuk është e saktë, nuk mund ta gjeni askund, në asnjë medie.

“Unë atë ditë kam qenë në Manastir në Rahovec, dhe kam kuptuar që një grup i sërbëve janë sulmuar me gurë në hyrje të kishës. Këtë nuk e kanë bërë nënat e personave të zhdukur por e kanë bërë një grup të aktivistëve të VV-së dhe unë ata i kam quajtur egërsia sepse njerëzit që hyjnë në shtëpi fetare meritojnë të quhen ashtu”, tha Jabllanoviq.

I pyetur se a është dashur që në atë kohë të sqaronte deklaratën e tij, Jabllanoviq deklaroi se deklarata e tij nuk ishte arsye e shkarkimit të tij sepse kjo ishte vetëm një pretekst.

“Unë mund të takohem me ato gra, por se unë kam menduar që po t’i takoja do të merrej si provokim shtesë. Unë i përshendes ato gra, e përshendes atë që bëjnë, zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ne duhet të jetojmë së bashku”, tha ai.

Lexo edhe:

Jabllanoviq: Më vjen turp për krimet që njerëzit nga kombi dhe feja jonë i kanë bërë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme