James Milner, Roberto Firmino, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen nga Liverpool në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi.
Të katër lojtarëve u skadon kontrata këtë verë.
Ata ishin të gjithë pjesë e skuadrës që fitoi Champions League në 2019 dhe Premier League në 2019-2020.
Një deklaratë nga Liverpool tha:
“Të katër lojtarët do të largohen me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë për kontributin që kanë dhënë”.
Klubi shtoi se homazhe të veçanta do t’u bëhen lojtarëve në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër Aston Villa.
Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, kishte përshkruar tashmë synimet e klubit për të qenë aktiv në afatin kalimtar të verës.
Skuadra e tij ka pasur një sezon të vështirë, por shtatë fitore radhazi nënkuptojnë se ata tani janë në vendin e pestë në Premier League dhe mund të kualifikohen për Champions League.
Milner dhe Firmino iu bashkuan klubit në vitin 2015 nën drejtimin e Brendan Rodgers dhe vazhduan të fitojnë një titull historik të Premier League në 2020 – triumfi i parë i klubit në 30 vjet – si dhe Kupën FA sezonin e kaluar./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...