Kolonel Taibe Canolli-Brajshori, Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore, së bashku me Kimberly Riffe atashe i DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së dhe Emin Uka Udhëheqës i Divizionit për Sigurim të cilësisë në AKSP, janë duke marr pjesë në konferencën ndërkombëtare të drejtorëve të zbatimit të ligjit, e cila është mbajtur në Denver, Colorado të SHBA-së.
Policia e Kosovës njofton se delegacioni nga Kosova në këtë konferencë katër ditore (14-17 maj) në kuadër të panelit ka prezantuar temën “Avancimi i barazisë gjinore përmes strategjive trajnuese“.
“Gjatë kësaj seance u prezentuan të arrituart e Policisë së Kosovës në fushën e trajnimeve dhe integrimit të perspektivës gjinore. Kolonel Taibe Canolli ndër të tjarat theksoi se Policia e Kosovës është “storie e suksesiit “ sa i përket integrimit të perspektivës gjinore dhe se është institucioni i parë në rajon që ka të aprovuar dokumentin strategjik, Agjenda Gjinore dhe planin e veprimit tre vjeçar, përmes të cilës sigurohet integrimi i qëndrueshëm i grave brenda organizatës policore, adaptimin e praktikave pozitive venodore dhe ndërkombetare për ngritjen e numrit të grave/vajzave, si dhe vazhdimin e fuqizimit të tyre.”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë pjesëmarrëse përveç SHBA-ve ishin edhe 17 vende të tjera.
Pjesëmarrja e Kosovës u mundësua nga ICITAP-i Amerikan.
Policia tregon se IADLES është autoritet i cili përkujdeset për sigurim të standardeve ndërkombëtare të trajnimit të zbatuesve të ligjit si dhe siguron aplikimin e politikave dhe praktikave më të mira lidhur me standardet dhe trajnimet./Arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...