Çdo vendim për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë duhet të merret nga Shtëpia e Bardhë, thanë ministrat e Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Britanisë më 17 maj, pavarësisht se gjatë kësaj jave, Britania dhe Holanda njoftuan për një “koalicion” sa i përket avionëve luftarakë.
“I përket Shtëpisë së Bardhë të vendosë nëse dëshiron që të përdoret kjo teknologji”,-tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallance, pas takimit me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, në Berlin.
“Varet nga Shtëpia e Bardhë për të vendosur nëse duan që të dërgohen avionët luftarakë F-16, të prodhimit amerikan”, -shtoi Pistorius.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte, janë pajtuar që të formojnë një koalicion për avionët luftarakë gjatë takimit të tyre në samitin e Këshillit të Evropës që u mbajt më herët gjatë kësaj jave.
Ata thanë se do të krijojnë një “koalicion ndërkombëtar për t’i ofruar Ukrainës aftësi të luftimit ajror, duke i ofruar mbështetje për gjithçka, nga trajnimet e deri te blerja e avionëve F-16”.
Megjithatë, Wallace theksoi se Britania nuk ka avionë F-16 dhe shtoi se nuk planifikon që t’i dërgojë Ukrainës avionë nga flota e saj me Typhoon./euronews.al/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?