Bislimi priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, e informoi për procesin e dialogut

19:39 | 17 Maj 2023
E.H

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Nga fusha e shëndetësisë e deri te thellimi i marrëdhënieve ekonomike e mundësitë për projekte të përbashkëta.

Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.​/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme