Google ADS

Kurti takohet me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, e falënderoi për mbështetjen

18:58 | 17 Maj 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kurti falënderoi z. Wieland për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.

Duke theksuar përkushtimin në prioritetet e qeverisë për punë dhe drejtësi, kryeministri përmendi rezultatet dhe progresin në dy vitet e qeverisjes, e të cilat janë evidentuar, përveç raporteve tjera ndërkombëtare edhe nga vetë raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën, që u publikua së fundmi.

Zëvendëspresidenti Wieland nënvizoi progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin për të cilin tha se nuk kalon pa u vërejtur.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme