Google ADS

52 vjeçarit turk i konfiskohen mbi 23 mijë euro në Morinë

15:46 | 17 Maj 2023
Emir Abduramani

Një 52 vjeçari turk i janë konfiskuar 23 mijë e 600 euro në Morinë, në hyrje të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, i dyshuari turk B.S, nuk i kishte deklaruar këto para dhe duke kaluar nga Kosova në Shqipëri, është ndaluar me veturen e tij Renault, ku edhe i janë konfiskuar paratë në fjalë.

“Gjatë kontrollit, në një çantë të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 23 600 euro, të cilat shtetasi B. S. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk B. S., 52 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”, thuhet në njoftim.

Rasti nga tash do trajtohet në Prokurorinë e Kukësit./Arbresh.info

Të ngjashme