Gjatë mesditës ka pasur të shtëna me armë sot në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Arbresh.info, ku zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se pas një përleshjeje që kishin mes vete dy persona, ka pasur të shtëna me armë, megjithatë, personi i lënduar nuk është nga arma, por nga rrahja.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ”Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, konfirmoi Ahmeti.
Ajo theksoi se në bashkëpunim me prokurorin, i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...