Leverkusen-Xhaka, këto janë zhvillimet e fundit

12:54 | 17 Maj 2023
K.B

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayern Levekusen.

Reprezentuesi i Zvicrës, sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Emiratës’.

E ardhmja e Xhakës thuhet se do të jetë Bundesliga gjermane.

Kosovari kërkohet nga klubi i njohur i elitës gjermane Bayer Levekusen.

Negociatat mes Arsenalit dhe Levekusenit janë në fazën finale, dhe siç raportohet, marrëveshja mes dy palëve mund të arrihet shumë shpejt për transferimin e ish-futbollistit të Borussia Monchgladbach në skuadrën e Xabi Alonso-s.

Kartoni i Xhakës kap shifrën 15 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme