Lautaro Martinez ndihet mjaft i lumtur me kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi argjentinas e ndihmoi Interin ta eliminonte Milanin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ai e realizoi golin e fitores mbrëmë në ndeshjen e kthimit, 1:0, ndërsa në duelin e parë Zikaltrit kishin fituar 2:0 ndaj komshinjve Kuqezi.
Kapiteni i interistëve tregon se këtë sezon luajti i lënduar, por që nuk mund të ndalej pasi dëshironte t’i ndihmonte shokët.
“Vuaj kur nuk kam paraqitje siç dua unë. Në këtë sezon nuk jam ndalur, edhe pse e kisha një nyjë të këmbës të shkatërruar. Tash jam mirë dhe derisa luaja në Botëror, kam vuajtur shumë vetëm për të qenë afër shokëve. Nuk arrita ta jepja maksimumin, por më pas kam pushuar dhe tash jam në formë të mirë në nivelin fizik dhe mental. Jam i lumtur absolutisht dhe i falënderoj bashëklojtarët”, deklaroi Lautaro pas lojës për “Sky”. /GE/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...