Në 6 bashki vijon numërimi i votave për këshillat.
Në Tiranë janë numëruar 914 kuti nga 941. Partia Socialiste udhëheq garën dhe deri më tani rezulton të ketë fituar 34 mandate. “BF” merr 16 mandate.
Në Kukës kanë mbetur për t’u numëruar 15 kuti. Për momentin udhëheq PS-ja me vota, por nëse ndahet në mandate ajo, së bashku me PAA-në marrin nga 4 anëtarë në Këshill. Megjithatë pritet përfundimi i numërimit të votave pasi diferenca është e ngushtë.
Në Kurbin janë numëruar 35 kuti nga 74 qendra votimi që janë gjithsej. Edhe këtu udhëheq Partia Socialiste. Në Kurbin ka marrë deri më tani 8.36% kandidati i pavarur për këshill, Diogjen Kolici, duke rritur shanset për të fituar një vend.
Në Krujë do të numërohen edhe 10 kuti. PS-ja udhëheq bindshëm garën duke fituar deri më tani 12 mandate.
Edhe në Kavajë pritet që të mbarojë shumë shpejt numërimi. Teksa kanë mbetur edhe 2 Qendra Votimi për t’u numëruar, PS merr 13 mandate.
Në Malësi të Madhe vijon po ashtu numërimi. Këtu udhëheq Partia Socialdemokrate, e cila mund të marrë 8 mandate. Ndiqet nga PS që është në kuotën e 7 mandateve. Në Malësinë e Madhe kanë mbetur pa u numëruar 22 kuti votimi.
Gazetarja Klesiana Omeri raportoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se pritet që sot të dalin rezultatet përfundimtare. Ajo u shpreh se nuk ka pasur ndonjë problematikë. Procesi është vonuar për shkak se komisionerët kanë vendosur të pushojnë./tvklan.al
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja