Njësiti i Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, po zhvillon sot një aksion në rajonin e Prishtinës dhe Podujevës.
Ky aksion ka të bëjë me fajde dhe janë ka arrestuar katër persona deri më tani.
Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se atyre u janë bastisur shtëpitë dhe disa lokale përcjellëse të tyre.
“Gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së ,“Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” nga neni 294 par 3 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Për Arbresh.info këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili tha se përveç Prishtinës dhe Podujevës, cak i këtij aksioni është edhe Vushtrria.
“Po, është duke u zhvillu një aksion. Është një rast që është duke u hetu në Ferizaj që ka ndërlidhje me këtë rast. Është për shkak të fajdeve. Janë duke u zhvillu disa bastisje në Podujevë, Prishtinë, Vushtrri. Bastisja ende po zhvillohet, nuk ka përfundu akoma”, tha ai për Arbresh.info.
Teksa aksioni po zhvillohet ende, Arbresh.info do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...