Hungaria nuk ka miratuar pagesën e radhës të ndihmës ushtarake për Ukrainën në kuadër të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF), njoftoi të martën zyra e zëdhënësit të qeverisë.
EPF, i themeluar në vitin 2021, është një instrument ekstrabuxhetor që synon forcimin e aftësisë së Bashkimit Evropian për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare.
“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, shfrytëzon EPF-në vetëm për Ukrainën sepse nuk lejon kanalizimin e fondeve të mjaftueshme për të promovuar interesat e BE-së në fusha të tjera”, tha zyra e zëdhënësit të qeverisë hungareze në një përgjigje për reuters.
Zonat e tjera ku mund të përdoren fondet thuhet se përfshijnë Ballkanin ose Afrikën e Veriut.
“Është thelbësore që qeveria hungareze t’i sqarojë këto çështje dhe për këtë arsye nuk miratoi pagesën e këstit të radhës nga EPF”, shtoi zyra e zëdhënësit.
Deri më tani, BE ka siguruar një total prej rreth 3.6 miliardë euro ndihme ushtarake për Ukrainën në kuadër të EPF-së.
Hungaria, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë çdo pajisje ushtarake për Ukrainën, e cila u pushtua nga forcat ruse në shkurt të vitit 2022.
Hungaria gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat gjithashtu duhet të miratohen unanimisht nga të 27 vendet e BE-së, por në fund ajo mbështeti të gjitha masat e dakorduara deri më tani./telegrafi
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS