Google ADS

Kontrabandonte migrantë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohet një shtetas i Serbisë

22:12 | 16 Maj 2023
E.H

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me migrantë ku ka mbetur i arrestuar një person serbi me iniciale S.H.

Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitarë në Vërmicë ku ka Shqipëria për në Kosovë ka hyrë kamioni me targa të huaja, i cili u drejtonte nga i arrestuari, e që në rimorkio në brendësi ndodheshin katër persona shtetas të huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme