Moti i keq ka mbërthyer Italinë nga veriu në jug dhe pritet të vazhdojë deri në fund të javës. Mediat italiane bëjnë të ditur se është dhënë alarmi i kuq në Emilia-Romagna për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Mbi 900 njerëz u evakuuan në rajon, ndërsa disa rrugë janë përmbytur. Mbrojtja civile është mobilizuar dhe vëmendje maksimale i është kushtuar si përmbytjeve të lumenjve ashtu edhe rrëshqitjeve të dheut në Apenine.
Në Cesena, lumi Savio ka vërshuar në qendër të qytetit. Bashkia kishte paralajmëruar qytetarët që të largohen nga argjinaturat, të braktisin katet përdhese dhe bodrumet.
Operacione të shumta shpëtimi janë duke u zhvilluar. Disa persona në vështirësi, madje disa fëmijë dhe të moshuar të bllokuar në shtëpitë e tyre, u arritën nga forcat e rendit dhe të shpëtimit, por në disa raste edhe nga qytetarë të thjeshtë, duke notuar ose duke ecur në ujë deri në gjoks apo gjunjë. Makinat dhe oborret janë zhytur në ujë, si dhe një supermarket.
Shkollat u mbyllën në Ravenna dhe Bolonja, ndërsa trenat janë pezulluar në Forlì, Rimini dhe Ravenna. Që nga mëngjesi, Rete Ferroviaria Italiana ka monitoruar situatën e motit dhe ngritjen e nivelit të lumenjve për të qenë në gatishmëri për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë maksimale.
Në Marche, Siçili dhe Kampani është dhënë alarmi portokalli. Vëmendje shumë e madhe edhe në Marche, veçanërisht në Senigallia ku lumi Misa po arrin nivelin e përmbytjes./A2/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...