Google ADS

Edita Tahiri: Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

21:01 | 16 Maj 2023
E.H

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kushtëzojë formimin e Asociacionit me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shtoi Kurti duhet të kërkojë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë.

“Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti, atëherë Kurti duhet ta kushtëzoj asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës se Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri.

Kujtojmë se një raund i ri bisedimesh është zhvilluar të hënën në Bruksel, në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb Petar Petkoviq.

Nga ky takim palët kanë dalur pa shënuar ndonjë përparim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme