Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një shtetas kinez për shkelje të sanksioneve amerikane, pasi ai dyshohet se i ka ofruar Iranit materiale që përdoren për prodhimin e raketave balistike, thanë prokurorët federalë në Manhatan.
Xiangjiang Qiao punon në korporatën Sintoech Dalia Carbon and Graphite Manufaturing, kompani me seli në Kinë, të cilën Departamenti amerikan i Thesarit që nga viti 2014 e ka vendosur në sanksione.
Sanksionet ndaj kësaj kompanie janë vendosur pasi ajo e ka ndihmuar Iranin që të blejë pjesë për të prodhuar raketat balistike. Sanksionet ua ndalojnë kompanive që të përdorin sistemin financiar amerikan.
Qiao midis viteve 2019 dhe 2022 kishte ndihmuar në furnizimin e Iranit me grafit izostatik, një grimcë mjaft e imët që përdoret për të prodhuar gryka të raketave. Ai kishte hapur një llogari bankare në emër të një kompanie, me qëllim që të pranonte 15.000 dollarë në transferua nga një bankë amerikane që ishte e lidhur me transaksione, thanë prokurorët.
Qiao, 39 vjeç, gjendet në Kinë dhe nuk mund të arrestohet, thanë prokurorët. Ai përballet me akuza që përfshijnë shmangie të sanksioneve, mashtrime bankare dhe pastrim parash./REL/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...