Google ADS

Kurti priti në takim profesorin Sean Murphy, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

18:34 | 16 Maj 2023
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, takoi profesorin Sean Murphy nga George Washington University.

Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.

Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme