Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Gramshit të Shqipërisë, ku 15-vjeçari i identifikuar si Fatjon Bici ka humbur jetën, si pasojë e goditjeve me thikë.
Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka bërë me dije se adoleshenti humbi jetën në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve.
Bëhet e ditur se i mituri kishte marrë një goditje në pjesë e gjoksit që i mori dhe jetën.
Mësohet se konflikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 të rinjt u përfshin në konflikt.
Ndërkohë pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...