Google ADS

Guardiola: Çfarë kam arritur te City është e jashtëzakonshme

17:13 | 16 Maj 2023
Orgesa Haziri

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se “trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme” teksa përgatitet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Real Madridit.

City që ndjek tre trofe dhe barazoi 1-1 në Bernabeu në ndeshjen e parë të së martës së kaluar.

Guardiola ka fituar dy Champions League si trajner, me Barcelonën në 2009 dhe 2011.

“Kam qenë këtu shumë herë. Trashëgimia ime është tashmë e jashtëzakonshme. Unë u kam thënë lojtarëve që të shijojnë momentin – ne jemi jashtëzakonisht me fat që jemi këtu. Është në duart tona, varet nga ne, nuk duhet të bëjmë diçka të jashtëzakonshme – vetëm të fitojmë një ndeshje për të arritur në finale”, tha ai.

Fituesit do të përballen me Interin ose AC Milan në finalen e Stambollit të shtunën, 10 qershor.

Statisticienët Opta i japin Manchester Cityt, i cili është i pamposhtur në 22 ndeshje, një shans 69% për të arritur në finale dhe 45% shanse për të fituar turneun, duke e bërë atë favorit.

Ata thonë se Reali ka një shans 15% për t’u bërë kampion evropian për herë të 15-të të paprecedentë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme