Granit Xhaka po e kërkon një sfidë të re në karrierë.
Futbollisti kosovar e kishte vazhduar kontratën me Arsenalin vitin e kaluar, por që tash e sheh veten më shumë larg Londrës.
Gazetari sportiv Florian Plettenberg raporton se Bayer Leverkuseni po e shtyn përpara punën për transferimin e yllit të Kombëtares së Zvicrës.
Mësohet se trajneri Xabi Alonso e sheh Xhakën si liderin e tij të ri në Leverkusen.
Për momentin, mesfushori kualitativ është i fokusuar vetëm tek Arsenali, por pas përfundimit të këtij sezoni mund të ndërrojë mjedis.
Gjithnjë sipas gazetarit të Sky, vlera e futbollistit është 15 milionë euro.
Deri tash nuk kanë nisur ende bisedimet mes klubeve, por që ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pasi të kryhet sezoni në Bundesligë dhe në Premierligë.
Xhaka e njeh mirë kampionatin gjerman pasi kishte luajtur aty në Borussia Monchegladbach, prej nga ishte transferuar në “Emirates Stadium”. /GE/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...