Pas raportimit në media, se bashkëshortja e Mifail Bajqinovcit do të ketë pozitë të rëndësishme brenda SHSKUK’së, ka reaguar vetë deputeti.
Ai ka mohuar këto zëra duke thënë se është vetëm një shpifje e radhës.
“Nga shpifja në shpifje: Lloji i “gazetarëve” që vëllain i cili jeton në Kanada ma patën punësuar në KEK, sot paskan shpifur për bashkëshorten time”, tha ai.
Ai bën të ditur se gruaja e tij pozitën e Kryeinfermieres në Patologji-QKUK e ka mbajtur nga viti 2016 deri sot.
“Pra, bashkëshortja në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve U.D. kryeinfermieres në klinikën e Patologjisë në QKUK.
Pra, nuk ka pasur asnjë lloj avancimi e aq më pak ndikimi, sepse thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë, që bashkëshortja ime e ka ushtruar që nga viti 2016 deri më sot. Ndërsa në këtë klinikë është e punësuar në vitin 1999.
Në një tekst plotësisht të pavërtetë, në hyrje të të cilit qysh në fjalinë e parë më cilësojnë “pushtetar të famshëm” ndërkohë që unë nuk mbaj asnjë pozitë ekzekutive, shpifin se bashkëshortja ime s’do të jetë infermiere e thjeshtë dhe se është “avancuar nga mamie në kryeinfermiere”, është shprehur tutje Bajqinovci.
Deputeti tha se këtë shpifje po mundohen ta ndërtojnë mbi ndonjë supozim fiktiv që e tërheqin si paralele në publik, duke e përmendur mundësinë e ndikimit nga unë, vetëm e vetëm që shpifja e tyre të marrë kuptim./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...