Deklarata e fundit e ish opinionistes së Big Brother Vip Albania, Zhaklin Lekatari është përcjellur me reagime të shumta kundër saj.
Ajo ishte për një vizitë në Serbi, dhe shpërndau një foto se atje ndihet më e sigurt pasi nuk flitet shqip.
Këngëtarja Vesa Luma e cila ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:
“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë.”
Vesa ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar.
“Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël”, ka shkruar Vesa.
Ditë më parë edhe këngëtarja Nita Latifi kishte reaguar ndaj kësaj deklarate të Zhakut.
“Hiprokizi e gjallë, marre”, kishte shkruar këngëtarja nga Kosova duke shpërndarë storyn e Zhaklinës
Kjo fotografi e ndarë nga Zhaku ka marrë shumë komente negative në rrjetet sociale./Arbresh.info
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve