Erion Veliaj e fiton mandatin e tretë në Tiranë

12:16 | 16 Maj 2023
K.B

Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku aktual Erion Veliaj, është konfirmuar për mandatin e tretë.

Ai e mposhti bindshëm kundërshtarin e tij të “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, i ka fituar 158 mijë e 688 vota, derisa Këlliçi mori 100 mijë e 351 vota.

Diferenca mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të “Bashkë Fitojmë”, është 58 mijë e 337 vota.

Ndërkaq kandidatët e tjerë, Arlind Qori nga ”Lëvizja Bashkë” është renditur I treti më 13 mijë e 835 vota.

I katërti është Roland Bejko, nga Partia Demokratike nuk ka marrë më shumë se vendi i katërt me 12 mijë e 388, shkruan Abcnews.al

Nga ana tjetër Lalja Pernaska e PDIU ka marrë 2 mijë e 104 vota, ndërsa Marko Dajti nga “Fronti i Majtë” ka siguruar 2 mijë e 807 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme