Hoxhaj takoi ish-kryeministrin danez në Kopenhagë, e falenderon për mbështetjen ndaj Kosovës

10:27 | 16 Maj 2023
A. B.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj është duke qëndruar në Danimarkë për një vizitë zyrtare ku po merr pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka takuar në Kopenhagë, ish-kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.

“E takova mikun më të madh politik të Kosovës në Danimarkë, Anders Fogh Rasmussen, i cili si kryeministër i Danimarkës, e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tutje tha se e falenderoi për këtë mbështetje dhe për mbështetjen e madhe të tij ndaj vendit tonë sa ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme