Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po synon që të blejë dronë shtesë sulmues nga Irani për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës, pasi Moska ka përdorur shumicën e 400 dronëve që paraprakisht kishte blerë nga Teherani.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vitin e kaluar publikoi imazhe satelitore dhe gjetje të inteligjencës që thanë se tregojnë që Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë sulmues. Për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se SHBA-ja beson se Irani po e shqyrton mundësinë e shitjes të qindra raketave balistike te Rusia, por Uashingtoni nuk kishte dëshmi se një marrëveshje për këtë gjë ishte arritur.
“Irani po ashtu vazhdon t’i ofrojë Rusisë dronët kamikazë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë mbi 400 dronë të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.
“Rusia ka përdorur shumicën e këtyre dronëve, duke i përdorur për të shënjestruar infrastrukturën kritike ukrainase brenda Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani drejtpërdrejt ka mundësuar luftën e agresionit të Rusisë në Ukrainë”, tha Kirby për gazetarët.
Një dron duke fluturuar mbi Bahmut, në Ukrainë më 20 mars 2023.
Dronët Shahed që Rusia veçse ka blerë, janë të pajisur me eksplozivë dhe shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me shënjestrën.
Kirby tha se rusët tani po kërkojnë që të blejnë dronë më të avancuar “që kanë aftësi më vdekjeprurëse”.
Këto njoftime bazohen në gjetjet e inteligjencës amerikane lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit. Pretendimet e SHBA-së janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë publike gjetjet shqetësuese lidhur me Rusinë, e cila po vazhdon luftën kundër Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë po ashtu se Irani i ka ofruar Rusisë edhe artileri dhe municion për tanke, që Moska i përdor në pushtimin e Ukrainës.
Irani ka thënë se i ka shitur dronë Rusisë para nisjes së luftës kundër Ukrainës, por nuk i ka shitur më që atëherë./REL
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...