Hajvalia paralajmëron padi kundër Mitrovicës

20:50 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Klubi i Hajvalisë në kategorinë e femrave ka mohuar pretendimet e Mitrovicës për kurdisje të ndeshjeve.

Mitrovica përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar Hajvalinë, për kurdisje të ndeshjeve mes tyre.

Madje, Hajvalia përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar një padi, kundër skuadrës kundërshtare.

“KFF EP Hajvalia mohon pretendimin për kurdisje të ndeshjeve. Kjo veprim nga ana e skuadrës kundërshtare në prag të finales së madhe të Kupës së Kosovës, është vetëm shpifje nga ana e tyre. Skuadra jonë asnjëherë nuk ka bërë kurdisje të ndeshjeve dhe kjo gjë është konfirmuar në rezultatet tona. KFF EP Hajvalia do të përgatis një padi në drejtim të skuadrës për shpifje dhe prishje të imazhit të presidentit të skuadrës sonë, Xhavit Pacolli”, thuhet në njoftim.

Pacolli për Arbresh.info më herët e konfirmoi se këto pretendime ishin vetëm gënjeshtra.

Këto dy skuadra do të takohet të mërkurën në finalen e Kupës së Kosovës.

Hajvalia dhe Mitrovica gjithashtu janë duke luftuar për titullin Kampion në Superligë, me të dyja skuadrat që kanë pikë të barabarta, pas 19 ndeshjeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme