“Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin”, ishin këto fjalët e para të Benet Becit, I cili do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme bashkinë e Shkodrës, duke u bërë kështu socialisti i parë që drejton këtë qytet
“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion i madh pas një muaji fushatë, qytetarët na besuan dhe është një detyrim i jashtëzakonshëm që u jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin.
Është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, që me marrjen e fillimit të punë në bashki. Është një obligim për të punuar për secilin që na ka votur, Por do jemi në shërbim të cdo shkodrani pavarësish ngjyrës, me më të mirën tonë. Kemi patur fushatë të qëte. I jam mirënjohës cdo shkodrani, e mbi të gjitha bashkëpunëtorëve të mi.
Jemi para një sfide për të bërë atë që kemi premtuar, mirënjohje për Ramën, që mbështetja planet dhe projeket për Shkodrën do bëhen realitet.” u shpreh Beci./abcnews.al
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës