Barcelona vazhdon festimet për titullin kampion

19:46 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Barcelona po shijon titullin e La Ligas, pasi e fitoi të dielën në mbrëmje.

Të hënë “katalanasit” kanë parakaluar në rrugët e Barcelonës për të fituar së bashku me tifozët.


Në autobus janë të gjithë lojtarët, si dhe skuadra në kategorinë e femrave, të cilat ashtu fituan titullin kampion.


Barcelona mposhti Espanyol-in, duke fituar derbi katalonas 4-2 për të fituar titullin e tyre të parë në La Liga që nga viti 2019./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme