Google ADS

Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd

17:57 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në shkollën fillore “Vlladisllav Ribnikar”, ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë për televizionin publik serb.

Vajza kishte pësuar lëndime serioze gjatë të shtënave masive që ndodhën më 3 maj në shkollën në Beograd.

Tetë nxënës dhe roja e sigurimit u vranë gjatë sulmit me armë zjarri, që u krye nga një djalë 13 vjeç.

Me vdekjen e nxënëses që ishte e hospitalizuar, numri i viktimave nga ky rast arrin në dhjetë./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme