Neymar i bashkohet festimeve të Barcelonës

18:18 | 15 Maj 2023
Orgesa Haziri

Barcelona po festonte fitoren e titullit mbrëmë.

Të dielën mbrëma kanë dalë informacionet e para për veprimet e lojtarëve dhe duket se festimeve i është bashkuar edhe një ish-lojtar.

Sipas Gerard Romero në Jijantes FC, futbollisti i Paris Saint-Germain, Neymar Jr ishte i pranishëm si mysafir i ftuar në klubin e natës ku Blaugranët po festonin mbrëmjen e djeshme.

Braziliani aktualisht po rikuperohet nga operacioni në PSG dhe nuk është pjesë e stërvitjeve.

Nga skuadra e Barcelonës ende të pranishme që nga largimi i Neymar, mbeten Marc-Andre ter Stegen, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Sergi Roberto.

PSG dhe Neymar po kërkojnë të ndajnë rrugët këtë verë, dhe Barcelona është një nga klubet e pakta që ai do të ishte i interesuar t’i bashkohej.

Edhe pse klubi nuk ka treguar ndonjë interes për ta rikthyer atë.

Sipas Javier Miguel , lojtarët e Barcelonës dolën në një klub mbrëmë pasi u kthyen në ambientet e tyre stërvitore nga stadiumi RCDE.

Ndërkohë Xavi Hernandez dhe stafi i tij stërvitor u takuan me bordin e drejtorëve në një restorant./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme