Google ADS

Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, i hoqi vulat zyrtare nga lokali i vet

10:17 | 15 Maj 2023
E.H

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme, ka larguar nga lokali i saj vulat e vendosura nga inspektorati kompetent, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, e dyshuara më pas me vendim të prokurorit është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 14.05.2023- 19:30 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në mënyrë të kundërligjshme nga lokali i saj kishte larguar vulat e vendosura nga inspektorati kompetent. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme