Komisioni i Zgjedhjeve në Shqipëri është duke vazhduar me numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.
Reklama
Sipas rezultateve të deritanishme, shumicën e qyteteve e ka fituar Partia Socialiste me kandidatët e tyre.
Garë shumë e ngushtë është zhvilluar në qarkun e Shkodër, siç njihet ndryshe edhe bastion i Partisë Demokratike, transmeton Telegrafi.
Në Shkodër është duke prirë kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci, ku deri tani ka marrë 59.74 përqind të votave duke lënë mbrapa kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, i cili ka marrë 40.26 për qind të votave.
Në Qarkun e Shkodrës, Partia Demokrate ka udhëhequr gjithmonë që nga vitet e 90-ta. Në vitin 1992 në Shkodër kishte fituar kandidati i PD, Filip Guraziu, i cili ishte kryetar për 4 vite. Pastaj në vitin 1996 kreu i Bashkësisë u zgjodh Bahri Boriçi PD.
Zgjedhjet e treta u bënë më 1 tetor 2000 ku fitoi kandidati i PD, Ormir Rusi, kurse në zgjedhjet e vitit 2003 fitoi Artan Haxhi PD. Në zgjedhjet e vitit 2007 kishte fituar Lorenc Luka PD.
Në zgjedhjet që u zhvilluan me 21 qershor 2015, fituese ishte shpallur Voltana Ademi PD.
Voltana Ademi u rizgjodh sërish kryetare e Bashkësisë së Shkodrës në vitin 2019, për të vazhduar mandatin deri në vitin 2022 ku kryetar i Bashkësisë u zgjodh Bardh Spahia, kandidat po ashtu i PD-së.
Ndryshe, për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve ka reaguar edhe kreu i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha.
Në një konferencë për media, Berisha ditën e diel u shpreh se gjatë procesit të numërimit të votave janë transformuar votat.
“Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave. E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat”, ka theksuar ai. /Telegrafi/
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...