Thellohet avantazhi, Benet Becit drejt thyerjes së tabusë, Shkodra ndërron drejtim

07:24 | 15 Maj 2023
E.H

Partia Socialiste në Shqipëri duket se është shumë pranë fitores për herë të parë që prej vitit 1991 në bashkinë e Shkodrës.

Kandidati socialist, Benet Beci ka krijuar një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij të “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, ndonëse janë hapur 85 nga 247 qendra votimi që ka kjo bashki.

Sipas të dhënave të KQZ, Beci ka marrë momentalisht 11503 vota, teksa Spahia 7556 vota, një diferencë kjo prej 4000 votash në favor të kandidatit socialist./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme