Fitorja e PS-së në Vorë, Kamzë e Elbasan, flet Sali Berisha

22:15 | 14 Maj 2023
E.H

Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku në 3 bashkitë ku u votua dhe numërua elektronikisht u shpallën fitues kandidatët e Partisë Socialiste.

Ish-kryeministri i Shqipërisë u shpreh se këto rezultate kanë kundërshtime të forta pasi janë raportuar raste të transformimit të votës.

Berisha premtoi se do të ketë një hetim të plotë për këto 3 bashki.

“Për këto rezultatet ka disa kundërshtime të forta. Janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditim të aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime kur dyshohet në devijim të rezultatit apo si trajtohet dyshimi. PD do të ushtrojë të gjitha zbatimin e ligjeve. Aty ku dyshohet se është devijuar rezultati do të bëhet verifikimi. Ky është rezultat paraprak pasi prodhohet fleta e votimit përkatës. Kanë dalë disa media dhe kanë paraqitur 3 raste që ka votuar kandidat tjetër dhe në ekran i ka dalë një tjetër. Kjo kërkon një auditim i aparaturës dhe kushdo që ka dyshime për transformimin e vullnetit të tij të bëjë verifikimin”, tha Berisha./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme