Pacolli: Po vazhdon ndërtimi dhe renovimin i shtëpive të dëmtuara nga reshjet e shiut në Skenderaj, Mitrovicë e Istog

21:27 | 14 Maj 2023
E.H

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive që u dëmtuan nga reshjet e janarit në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli theksoi se fondacioni i tij “Behgjet Pacolli” dhe  shoqata “Jetimat e Ballkanit, së bashku janë më aktiv dhe efektiv, përcjell Arbresh.info.

“Me Halil Kastratin dhe shoqatën Jetimët e Ballkanit, fondacioni “Behgjet Pacolli” është edhe më aktiv dhe më efektiv. Po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive për familjet e prekura nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Faleminderit për të gjithë donatorët, Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme