PS shpallet fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë

20:53 | 14 Maj 2023
E.H

Partia Socialiste është shpallur fituese në Kamëz, Elbasan dhe Vorë.

Në Kamëz rezulton fitues kandidati socialist Rakip Suli, i cili do ta drejtojë bashkinë për 4 vitet e ardhshme.

Në Vorë, fitues rezulton po ashtu kandidati socialist, Blerim Shera.

Ndërsa në Elbasan, rikonfirmohet në detyrë Gledian Llatja, i Partisë Socialiste.

Kujtojmë se në këto bashki si votimi ashtu sikurse edhe numërimi ishte elektronik./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme