Presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet 2023 në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët që votuan këtë të diel.
Po ashtu, ai ka bërë thirrje për përgjegjshmëri, ndershmëri dhe profesionalizëm nga të gjithë personat që do të përfshihen në procesin e numërimit të votave.
“Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit. Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, u shpreh Begaj./Arbresh.info
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...