Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi niset për në Bruksel

19:34 | 14 Maj 2023
E.H

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info.

Nesër ai pritet të marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme