Prishtina barazon me Malishevën, Dukagjini e Ferizaj marrin fitore

17:01 | 14 Maj 2023
Orgesa Haziri

Prishtina ka barazuar me Malishevën me rezultat 1:1.

Skuadra nga kryeqyteti doli e para në epërsi me golin e Mergim Pefqelit, por rezultati u barazua nga Mevlan Zeka.

Prishtina është në vendin e pestë, kurse Malisheva të shtatin.

Dukagjini ka mposhtur me rezultat të thellë Drenicën 4:1.

Dukagjini për 15 minuta shënoi tri herë, për ta vulosur fitoren në pjesën e parë.

Marclei Santos e hapi rezultatin në minutën e 16, derisa katër minuta më vonë Altin Merlaku e dyfishoi epërsinë.

Santos goditi përsëri në minutën e 30-të, për 3:0.

Derisa, golin e vetëm të Drenicës e shënoi Imeri.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi Granit Elezaj.

Drenica është në vendin e fundit, kurse Dukagjini të katërtin.

Fitore shënoi edhe Ferizaj me rezultat 1:0 përballë Trepçës 89.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme