Shqetësuese vazhdon të mbetet numri i lartë i armëve ilegale që ndodhen në duart e qytetarëve në Kosovë.
Si shkak i armëve ilegale që posedojnë qytetarët dyshohet se në vend kanë ndodhur 154 vrasje nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Ministria e Punëve të Brendshme për portalin Arbresh.info tregon se ndër vite Policia e Kosovës konfiskon rreth 1,200 deri në 1,500 armë të ndryshme ilegale si dhe rreth 30 deri 40 mijë municione të kalibrave të ndryshëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë vitit 2022 u konfiskuan 1,473 armë të ndryshme ilegale, dhe 29,903 municione.
Ndërsa në vitin 2021 u konfiskuan 42,031 municion dhe 1,280 armë, i bie se janë 193 më pak armë të konfiskuara se në vitin 2022.
“Policia në vazhdimësi ka ndërmarr veprime konkrete për parandalim të aktiviteteve të kundërligjshme, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe rrezikun nga plumbat nga ajri (plumbat çorr)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Tutje MPB bën të ditur se për parandalimin e përhapjes së armëve ilegale, përveç policisë rol të rëndësishëm luajnë edhe akterët e tjerë, të cilët kanë obligime institucionale.
“Për parandalimin e përhapjes së armëve ilegale në duart e qytetarëve, përveç policisë rol të rëndësishëm luajnë edhe akterët e tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi. Policia, gjatë realizimit të detyrave të saja hetimore dhe operative hasë edhe në raste kur qytetarët mbajnë në pronësi armë pa leje, armët e tilla konfiskohen dhe pastaj vazhdohet me procedura nga organet e drejtësisë”, bëjnë të ditur nga MPB-ja.
Shala: 200 mijë armë ilegale në Kosovë, dukuri tejet shqetësuese
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një prononcim për Arbresh.info ka deklaruar se bazuar në statistikat e Organizatave Ndërkombëtare janë mbi 200 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve.
“Në lidhje më armët ilegale në Kosovë mund të themi që situata më këtë dukuri është tejet shqetësuese sepse, sipas raporteve të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare janë dhënë shifra që kemi mbi 200.000 armë të kalibrave të ndryshme në duart e qytetareve në formën ilegale”, u shpreh Shala.
Sipas tij, edhe pse vazhdon të jetë i lartë numri i armëve ilegale në vend, një incident si në Beograd, ka shumë pak gjasa të ndodh në Kosovë.
Megjithatë, Shala potencoi se MPB nuk ka strategji për eliminimin e këtij fenomeni.
“Rastet sikur në Beograd në rrethanat shoqërore në Kosovë gjasat janë të vogla të ndodh. MPB s’ka ndonjë strategji se si ti qaset situatës më këtë dukuri pavarësisht tendencës për të zbatuar kampanjë të tilla”, u shpreh Shala.
Ndryshe, në Kosovë, armët ilegale janë të ndaluara dhe konsiderohen si një shkelje e ligjit.
Sipas ligjit kosovar, vetëm personat që kanë marrë leje zyrtare për të mbajtur dhe përdorur armë, siç janë Forcat e Sigurisë dhe disa grupime të caktuara siç janë lojërat e airsoftit dhe paintballit, kanë të drejtë të mbajnë armë.
Kodi Penal i Republikës së Kosovës përcakton dënimin për armëmbajtje pa leje.
Ky kod parasheh gjobë deri në 7,500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burgim për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.
Qytetarët që kanë armë ilegale, mund të i dorëzojnë ato në policinë lokale nën një program amnisti, pa u ndëshkuar, deri në datën e caktuar nga autoritetet./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...