Autoritetet lokale në Zvicër kanë urdhëruar braktisjen e një fshati të vogël malor në kantonin Graubunden për shkak të frikës se së shpejti mund të mbulohet nga shpati i malit që po shembet.
Disa zona janë rrethuar me tabela që askush të mos futet më në fshatin Brienz, ndërsa banorët u munduan të merrnin gjithçka mundeshin nga shtëpitë e tyre.
Autoritetet lokale kanë thënë se 2 milionë metra kub shkëmb mund të shkëputet nga çasti në çast mbi fshatin shekullor, i cili shtrihet në pjesën gjermanisht-folëse të rajonit Graubunden. Aktualisht, në këtë fshat banonin rreth 100 banorë./a2cnn/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...