Taksitë ilegale janë bërë sfidë në vetë për Komunën e Prishtinës.
Ata po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në trafikun e kryeqytetit, raporton Arbresh.info.
Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës nën asistimin e Policisë së Kosovës vazhdimisht janë në terren duke zhvilluar aksion kundër këtyre taksive ilegale.
Përveç kaosit që po shkaktojnë, taksistët ilegal po paraqesin rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve.
Komuna e Prishtinë shpesh herë ka bërë thirrje dhe ka njoftuar qytetarët se do të ndërmarrë masa ndaj çdo taksisti ilegal.
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, për portalin “Arbresh.info”, thotë se kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese, pasi shumë persona e kryejnë këtë shërbim.
Ai pohon se shpesh këta taksi krijojnë probleme në komunikacion, e deri tek rrezikimi i udhëtarëve që i marrin dhe i zbresin kudo.
Sipas tij, zonat më të frekuentuar për ndaljen e këtyre taksive janë pjesa e stacionit të autobusëve në Xhamia e Llapit dhe tek rrethi i Flamurit, në Dardani dhe Lakërishtë.
“Është shqetësuese sepse edhe brenda këtij ilegalitet ka disa kategori të atyre që punojnë pse zhvillojnë këtë aktivitet të transportimit të udhëtarëve ilegalisht është kategoria e parë që ata thjeshtë nuk janë të regjistruar që nuk funksion fare me veturat e tyre private, në ndërkohë kryejnë këtë shërbim. Është kategoria tjetër e kompanive të regjistruara që tejkalojnë numrin e lejuar nga komuna. Dhe një dukuri tjetër që kemi hasur këto ditë është që këto kompanitë që janë në komunat e përafërta të kryeqytetit për të cilat operojnë brenda kryeqyteti. Janë këto tri kategori të cilat po ballafaqohemi tërë kohën dhe konsiderojë që problemi që këto shkaktojnë janë prej problemeve në komunikacion e deri tek rrezikimi i udhëtarëve që i marrin dhe i zbresim kudo pa respektuar rregullat”, shprehet Dushi.
Ai tregon se inspektorët komunal vazhdimisht dalin në terren dhe identifikojnë çdo parregullsi.
Ata të cilët nuk posedojnë leje për këtë shërbim, sipas tij, do të gjobiten dhe ndaj tyre shqiptohen vërejtje që të largohen nga komunikacioni.
Dushi tregon se gjoba për më shumë se një shkelje është rreth 100 euro, kurse vetëm për mos posedim të patentë shoferit është 50 euro.
“Ne identifikimin e bëjmë përmes kontrolleve të zakonshme të dokumentacionit, ndërsa ata prezantojnë një grupacion të cilët posedojnë leje atëherë vazhdojnë me punën e tyre. Nëse jo atëherë ata gjobiten në momentin e pagesës së gjobës i merren tabelat dhe i shqiptohet një vërejtje në mënyrë që ata të largohen nga komunikacioni dhe mos të vazhdojnë me këtë shërbim më tutje pa pasur leje. Zakonisht gjoba ndryshon varësisht nga rrethanat ose prej numrit të kundërvajtjeve që ata i zhvillojnë. Nëse kemi më shumë se një shkelje që identifikohen atëherë gjobat janë rreth 100 euro, ndërsa nëse vetëm për mos posedim të patentë shoferit është diku 50 euro”, thotë ai.
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës thotë se të gjithë ata që punojnë ilegalisht duhet të aplikojnë dhe të kërkojnë të marrin lejen e punës, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të lejohen të punojnë.
Por, nuk janë vetëm taksistët ilegal shqetësim për Komunën e Prishtinës.
Sipas Dushit, edhe kombi-busët po funksionojnë në linjat ndërurbane dhe po krijojnë tollovi në kryeqytet.
“Të njëjtin mund të aplikojnë dhe të njoftohen me kriteret të cilat kërkohen dhe të marrin lejen e punës dhe të punojnë pa asnjë problem. Jemi gjatë gjithë kohës në terren duke u marruar me taksitë ilegal me kemi disa kategori të kombi-busëve që funksionojnë në linjat ndërurbane dhe futen deri në thellësi të qytetit dhe me autobus që edhe ata futen dhe krijojnë tollovi në brendësi të kryeqytetit”, tregon ai.
Po ashtu, Dushi pohon se vetëm në muajt e parë të këtij viti kjo drejtori ka shqiptuar një numë të madh të gjobave, por sipas tij, kjo nuk është marrë shumë seriozisht nga taksistët ilegal.
Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës është shumtë e vendosur të vazhdojë në parandalimin e kësaj dukurie.
Kjo drejtori kërkon që qytetarët të vetëdijesohen dhe të ndalojnë frekuentimin me kombi-busë dhe taksi ilegalë në kryeqytet./Arbresh.info/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...