Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua të shtunën me kryeministren italiane Giorgia Meloni në udhëtimin e tij të parë në Itali që prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit të kaluar.
Zoti Zelensky zhvilloi bisedime me Presidentin Sergio Mattarella në Pallatin Quirinale dhe do të ketë një drekë pune me kryeministren Meloni përpara se të niset për në Vatikan për të takuar Papa Françeskun.
Në rrjetin social Twitter, zoti Zelenskyy e quajti vizitën e tij në Itali dhe Vatikan “një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”
Kryeministrja Meloni e vizitoi presidentin Zelenskyy në Kiev në shkurt për ta siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, pavarësisht se disa nga partnerët e saj në koalicionin qeverisës, veçanërisht ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë lidhje të ngushta me Moskën.
Takimi me Papën pritet të jetë pjesa më e rëndësishme e vizitës së zotit Zelensky në Itali. Ai u takua më parë me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës./voa
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...