FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Podujevë

13:25 | 13 Maj 2023
K.B

Një person është gjetur i vdekur në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Me anë të një postimi në Facebook, FSK ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, trupi është gjetur pas disa orësh kërkimi.

Përveç policisë në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.

“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve. Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme./Arbresh.info/



Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme