Power: Themelimi i Asociacionit ndihmon në normalizimin e raporteve

10:32 | 13 Maj 2023
A. B.

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se Kosova është për normalizimin e raporteve, duke inkurajuar përshpejtimin e procesit i cili, siç ka deklaruar, do të sjell shumë përfitime për të dyja vendet.

“Biseduam për përparimin në normalizimin e raporteve me Serbinë, kompleksiteti i këtij dialogu të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht se kosovarët besojnë se kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre. Në takimet me kryeministrin dhe Osmanin kam theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për normalizim dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që ta shpejtojnë rrugën drejt normalizimit. Themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë normalizimit të raporteve dhe zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, ka thënë Power.

Ajo më tej shtoi se Kosova ka ndryshuar aq shumë që nga hera e fundit që kishte qenë ajo në vitin 1999.

“Është vështirë që të gjej fjalët që të shpreh se në çmasë ka ndryshuar Kosova prej që kam qenë këtu herën e fundit në vitin 1999. Është një Kosovë e ndryshme nga ajo që kam parë herën e fundit, e kjo ka ndodhur si rezultat i në vendosmërie të hekurt të popullit të këtij vendi. Po e lë Kosovën me një optimizëm të madh për të ardhmen e saj, ky vend i ri ka hedhur hapa gjigand gjatë kësaj kohe”, tha Power.

Ndërkaq, Power beri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më tani kanë dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.

“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendeve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.

lexo edhe:

Osmani pas takimit me Power: USAID për më shumë se dy dekada i ka qëndruar krahë për krahë Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme